Gjiri i Grames

Selected for Google Maps and Google Earth

Comments (3)

mariairis on August 17, 2010

Ky eshte plazhi i Grames nje sasi prej 40ha qe i perket familjes sime.

iglipustina on August 28, 2010

E pa pame ...

iglipustina on February 5, 2012

Gjiri i Grammatas ( ose i Grames, sic thirret nga vendasit), ndodhet ne rreze te shpatit perendimor, shume te thikte te Karaburunit. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtirsi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne kohe te keqe... Ky gji ka sherbyer fillimisht si nje zone e shfrytzimit te gurit lokal, ne gurore te medha, gjurmet e te cilave duken & sot ne te dyja shpatet. Emri i Grames eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet, mbishkrimet shkembore kane qene te shumta ne gjirin e Grames, aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta & u takojne shekujve te fundit para eres sone, te pasuara nga disa mbishkrime latine te perriudhes perandorake, perpara se greqishtja mesjetare te behet mbizoteruese me mbishkrime qe ne te shumten e hereve i drejtohen Jezu Krishtit. Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskurve, Kastorit dhe Poluksit, qe jane hyjni shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Formula e perdorur sakteson qe autori i mbishkrimit i kerkon ndihme Dioskureve per njerez te ndryshem, anetare familjeje, bashkeudhtare, bashkeskllever etj. Prania e emrave latin te perkthyer ne greqisht flet gjithashtu per lidhjet e ngushta midis dy brigjeve te Adriatikut dhe detit Jon, ne ate shkalle sa emrat latine perdoren nga banore te bregut lindor.. Mbishkrimet mesjetare, te shkruara ne greqisht, jane lutje qe i drejtohen Jezu Krishtit, pergjithsisht duke perdurur formulen " Senjor, ndihmoje sherbetorin tend" . Dokumenti mesjetar me i cuditshem, i paraqitur tashme nga Henri Daumet, eshte ai qe tregon se me 1369, Mbreti i Romakeve Johani i V Paleologu ka ardhur ne gjirin e Grames, gjate nje udhetimi per ne Venedik, i njohur nga deshmite bashkohese..

Sign up to comment. Sign in if you already did it.

Photo details

  • Uploaded on July 22, 2008
  • © All Rights Reserved
    by iglipustina
    • Camera: FUJIFILM FinePixS1Pro
    • Taken on 2001/07/21 17:40:47
    • Exposure: 0.002s (1/512)
    • Focal Length: 24.00mm
    • F/Stop: f/4.760
    • ISO Speed: ISO320
    • Exposure Bias: 0.00 EV
    • No flash

Groups